Quizi i Hopit – Popeye
www.tring.tv Prodhim i Tring Digital 2011. Një program ku të gjithë do të kenë çfarë të mësojnë. Numrat, vjershat, gjëegjëzat, këshillat për shëndetin, të veçantat e çdo shteti, fenomeni, bota e pafund e kafshëve, etj, do të vijnë nëpërmjet humorit të dy lepurushave shumë “mistrec”, Hip dhe Hop. Dhe rubrikat e këtij show që do ju argëtojë pa fund janë këto: -VIC (Very Importantant Cartoons). Një rubrikë ku vogëlushët do të mësojnë më shumë për personazhet e tyre më të dashura kartona: Arushi Pooh, Arushi Bernard, Bags Bani, Mickey Mouse, Winx Club, Batman, Supermen, Spiderman, etj. Kur u krijuan apo u shfaqën për herë të parë, cilësitë e tyre më dalluese, miqtë dhe armiqtë, superfuqitë, etj. -Kuici i Hopit. Çdo herë një pyetje e re, çdo herë një kuic i ri! Mbi dijet e përgjithshme të fëmijëve apo informacionet e rubrikës paraardhëse. Një bashkëbisedim që nxit vëmendjen dhe bashkëveprimin. -Hip & Hop dhe Shëndeti. Pse duhet t’i hamë karotat apo patatet? Specat, mollët apo portokallet? Sepse na rrisin dhe na bëjnë të fortë! -Gjëegjëza e Hipit. Një gjëegjëzë-këngë e kënduar nga Hipi. Një moment shumë argëtues, por në të njëjtën kohë edhe shumë edukativ. -Vjershat e Hipit dhe Hopit. Krijime origjinale që të gjithë fëmijët i pëlqejnë pa masë. Në çdo emision, një vjershë e re. -Hip Hop news. Çfarë ndodh në botën e personazheve fantastike? e mësoni pikërisht këtu! Me shumë humor ama! -Gjigandi dhe Shkurtabiqi. Një rubrikë me informacionin më të përzgjedhur mbi kafshët, shpendët …
| Print article | U postua nga admin me 16 Dhjetor 2011 ora 13:07, dhe gjendet ne kategorine Apartamenti 2XL:. Mund te komentoni Ketu |
