Ministri godet një femër
Londër, 27 korrik 2012. Ministri britanik i Kulturës, Jeremy Hunt është përfshirë rastësisht në një occurrence të vogël.
Mëngjesin e të premtes, para fillimit të Lojërave Olimpike, ai është bërë pjesë e një aktiviteti, ku ishin të pranishëm mijëra persona, të cilët shoqëronin tingëllimat e “Big Ben”, me zile në duar, çelësa ose objekte të tjera metalike.Të njëjtin veprim ka bërë edhe ministri, i cili duke lëvizur dorën në të cilën mbante zilen, papritur zilja është prishur dhe ka goditur një grua që ndodhej pranë tij.
Hunt menjëherë ka dashur të rregullojë situatën të cilën provokoi dhe u drejtua tek gruaja për t’i kërkuar të falur.
Veprimi i ministrit ka ndodhur pas intervistës së dhënë për “Sky News”, ku kishte deklaruar se nuk kishte probleme organizative për fillimin e Lojërave Olimpike.
Gjatë ditës së sotme në Britaninë e Madhe, miliona persona para nisjes së Lojërave Olimpike, kanë shoqëruar 40 tingëllimat e “Big Ben”, me zile, çelësa, si dhe objekte të ndryshme metalike.
Edhe Hunt, i cili është ministri përgjegjës për Lojërat Olimpike, dëshironte të manifestonte pikërisht për shpirtin olimpik.
| Print article | U postua nga admin me 28 Korrik 2012 ora 16:38, dhe gjendet ne kategorine Kuriozitete. Both comments and pings are currently closed. |
Comments are closed.


