Tashmë mund të bëjmë dhe seks në ajër, madje me çmim të lirë
Published on Feb 22, 2012 by Igli · No Comments

Seksi në fluturim, para pak kohësh ishte i mundur vetëm duke u mbyllur në tualetin e ndonjë avioni dhe kjo me shpresën që dikush të mos zbulonte.
Më tej erdhi një ofertë tepër interesante nga SwiftJet, që për herë të parë i ofronte çifteve pasiononte një shërbim të tillë në privatësi totale.
Ky shërbim, i cili quhet “Love is in a Air”. megjithatë është tepër i kushtueshëm e jo të gjithë ata që e dëshirojnë, mund ta praktikojnë atë, pasi është i vlefshëm kundrejt një pagesë rrotull 3 mijë eurove.
Gjithçka konsiston në kryerjen e marrëdhënieve seksuale në një lartësi prej 1 mijë e 600 metrash.
Së fundi mbërrin dhe një propozim me çmim tepër të arsyeshëm, që duhet thënë se përshtatet më së miri me gjendjen e krizës.
Shërbimi tashmë ofrohet nga një kompani ajrore e vogël private, Flamingo Air, e cila plotëson dëshirat seksuale të personave për një çmim prej 300 euro secili, në një fluturim që zgjat një orë në avionin e vogël Cessna.
Komento
| Print article | U postua nga admin me 6 Mars 2012 ora 14:42, dhe gjendet ne kategorine Kuriozitete. Mund te komentoni Ketu |
